Fjalori

SHPREHJE TË HUAZUARA TË PAASIMILUARA

Kërkimi më sipër vepron vetëm në këtë shtojcë. Kliko këtu për t'u kthyer në fjalorin kryesor.
A B C D E F G H I J L M N O P Q R S T U V W

Shprehje që fillojnë me “B”

Kliko shprehjen për të hapur shpjegimin e plotë.

Balance of powers (bélëns of páuër) angl., drejt., pol. balanca e fuqive; ekuilibrim i forcave (për një sistem politik a qeverisje, ku pushteti është ndarë mes institucioneve të ndryshme kushtetuese / legjislative / ekzekutive / gjyqësore etj., për të parandaluar qeverisjen e monopolizuar apo kontrollin absolut mbi qeverisjen në duart e një institucioni të vetëm).

Ballbus ballbum rectius intellegit (bállbus bállbum rékcius intéllegit) lat., prov. memeci memecin e kupton më mirë; fig. i vuajturi e kupton më mirë vuajtjen e të vuajturin (Erazmi i Roterdamit).

Ballon d'essai (balón d'esé) frëngj. balonë prove; fig. mënyrë për të provuar diçka (një projekt, një ligj etj., që bëhet publik për të testuar opinionet a interesat e publikut para se të zbatohet në mënyrë të plotë).

Barba non facit philosophum (bárba non fácit filozófum) lat., prov. mjekra nuk të bën filozof; fig. njeriu nuk duhet të vlerësohet nga pamja e jashtme, por nga aftësitë dhe nga karakteri i tij; cucullus non facit monachum.

Belles lettres (belë létrë) frëngj., let. letra të bukura (term i pathjeshtë që përfshin gjinitë e letërsisë në shkallën më të lartë të stilit dhe të vlerave estetike, si poezia, romani, drama, eseja etj.).

Bellum omnum contra omnes (bélum ómnum kóntra ómnes) lat. luftë e të gjithëve kundër të gjithëve; luftë e përgjithshme, kur secili lufton kundër tjetrit; bjeri t’i biem (shprehja përdoret për të karakterizuar një gjendje të rrezikshme, ku të gjithë shajnë e sulmojnë njëri-tjetrin, pa pasur ndonjë synim të caktuar) (Hobsi).

Big Brother (big brádhër) angl. vëllai i madh; udhëheqësin i një organizate, i një partie ose i shtetit, i cili ka fuqi të plotë; njeri autoritar a institucion që dhunon privatësinë e të tjerëve (sipas romanit (edhe iron.); mbrojtës i dikujt a i diçkaje; shfaqje televizive (Oruell).

Big stick (big stik) angl. shkopi i madh; fig. politika e shkopit të madh / e dhunës; kërcënim me anë të fuqisë ushtarake që një shtet i bën një shteti tjetër për të forcuar diplomacinë dhe politikën e jashtme.

Bis dat, qui cito dat (bis dat, kuí cíto dat) lat., prov. ai që jep shpejt jep dy herë; kush jep shpejt, të bën dy herë borxhli; dhurata / ndihma e shpejtë vlen dyfish (Publius Sirus).

Bis repetita placent (bis repetíta plácent) lat., prov. gjërat që përsëriten pëlqehen dy herë; e mira pëlqehet gjithmonë; çdo gjë që të pëlqen e kërkon përsëri (Horaci).

Blue-blood (blú blad) angl. gjak i kaltër / blu; fig. gjak fisniku; njeri me prejardhje aristokratike, oborrtare (çka lidhet me fisnikërinë spanjolle gjatë Mesjetës, kur thuhej se familjet aristokrate kishin lëkurë aq të bardhë saqë venat e tyre dukeshin blu, duke i dalluar nga klasa punëtore me lëkurë të nxirë nga puna nën diell).

Bon sens (bon sans) frëngj. 1. Gjykim i mirë i shëndoshë; aftësi për të gjykuar drejt; mendje e mprehtë. 2. Mirëkuptim; gjuhë e përbashkët.

Bon vivant (bon vivân) frëngj. person që jeton mirë; njeri që bën jetë qejfi; njeri i qejfit e i ahengjeve; ku leh qen e ku del tym (dhe kua ia bën daullja bym).

Bona fide (bóna fíde) lat. 1. mb. Qëllimmirë; i ndershëm, i sinqertë; i vërtetë; arë pa egjër, miell pa krunde. 2. ndajf. Me mirëbesim; pa mashtrime a gënjeshtra, pa hile; me sinqeritet; sinqerisht; ndershmërisht; me zemër në dorë, me duar të pastra; kund. mala fide 3. si em. Sinqeritet, ndershmëri, zemërdëlirësi.

Bos in lingua (bos in língua) lat. kau / viçi në gjuhë; fig., keq. diçka e rëndë a e pavërtetë që nuk duhet ta thuash; diçka që të pengon të flasësh lirshëm; të kafshosh gjuhën; të të ngjitet gjuha pas qiellzës.

Brevi manu (brévi mánu) lat. me dorë të shkurtër; fig. pa formalitet; shkurt e shpejt; pa e zgjatur; pa ceremoni të shumta; fill e flakë; zjarr për zjarr.

By the way (bái dhe uéi) angl. meqë ra fjala...; që të vijoj më tej bisedën aty ku e lamë; kam parasysh që... sikur të them diçka...; që ta ngas fjalën / llafin...

Béte noire (bétë nuár) frëngj. frikë e zezë; demon i zi; fig. objekt urrejtjeje a neveritjeje; dikush a diçka që nuk durohet; njeri ogurzi; mace e zezë; gogol (për një njeri a diçka tjetër që shkakton ankth a frikë të madhe për dikë).