Kliko shprehjen për të hapur shpjegimin e plotë.
O felix culpa! (o féliks kúlpa) lat., fet. O faj i lumtur! O faj i bekuar! (shprehja e ka burimin nga një himn i liturgjisë së krishterë, ku lavdërohet mëkati i Adamit si një “faj i lumtur / i bekuar, sepse u bë shkak që të vinte Krishti për të shpëtuar njerëzimin); fig. përdoret për njerëz që, me veprimet e tyre, i bëjnë keq vetes për të mirën e shumicës; thuhet për një të keqe që mund të bëhet burim për ndonjë përfitim publik; një gjë e keqe a një gabim mund të çojë në diçka të mirë ose pozitive).
O sancta simplicitas! (o sánkta simplícitas!) lat. 1. O thjeshtësi e shenjtë / e pastër; O shenjtëria e thjeshtësisë (si virtyt i lartë a si cilësi e veçantë); sancta simplicitas. 2. fig. Thjeshtësi morale, çiltërsi. 3. iron. Shprehja përdoret për të vënë në lojë një veprim të gabuar ose një thënie naive të një njeriu të thjeshtë e të sinqertë ose për dikë që beson verbërisht, siç ishte gruaja fshatare që hodhi një trung të vogël druri në zjarrin që po digjte Jan Husin, me bindjen naive se po bënte një vepër të shenjtë (Jan Hus).
O tempora, o mores! (o témpora, o móres!) lat. o kohëra, o zakone!; çfarë kohësh, çfarë zakonesh! (shprehje e njohur e Ciceronit në një nga fjalimet e tij për të shprehur një ndjenjë të thellë trishtimi e shqetësimi për gjendjen e shoqërisë dhe moralin e saj në atë kohë; sot përdoret në kontekste të ndryshme për të shprehur zhgënjimin ndaj situatave shoqërore ose politike, si dhe nostalgji për kohë më të mira).
Obscurum per obscurius (obskúrum per obskúrius) lat. të paqartën përmes më të paqartës; shpjegimi i së paqartës përmes diçkaje edhe më të paqartë; shpjegoj diçka të errët me diçka edhe më të errët; të përpiqesh të shpjegosh diçka, por që e ngatërron më shumë (shpesh për të kritikuar një shpjegim që, në vend ta bëjë diçka më të qartë, e bën atë edhe më të ndërlikuar dhe më të vështirë për t'u kuptuar).
Obtorto collo (obtórto kólo) lat. me qafë të shtrembëruar / të përdredhur; me kokë të kthyer; fig. me shtrëngim; me dhunë, me detyrim; nën presion; me pahir; kundër dëshirës.
Oderint, dum metuant (óderint, dum métuant) lat. le të më urrejnë, për sa kohë më kanë frikë / frikësohen; të ma kenë frikën pa le të më urrejnë (shprehja vihet në gojën e perandorit Kaligula dhe shpreh një qëndrim autokratik e të dhunshëm, ku frika është mjeti kryesor për të ruajtur pushtetin) (Lucius Accius).
Odium theologicum (ódium teológikum) lat., fet. urrejtje teologjike; urrejtje fetare e skajshme; fig. përdoret edhe në politikë ose në filozofi kur dikush kundërshtohet me fanatizëm për bindjet e tij ose kur bëhen diskutime të ashpra, të cilat kthehen në armiqësi personale.
Oida meden eidenai (óida méden eidénai) greq. një gjë di, që s’di asgjë; shih Unum scio, quod nihil scio.
Oleo incendum restinguere (óleo incéndium restínguis) lat. shuan zjarrin me vaj; bën të kundërtën e asaj që duhet bërë, sepse përpjekja për të shuar zjarrin me vaj, jo vetëm që nuk e ndal zjarrin, por e bën më të fuqishëm dhe të pakontrollueshëm; t’i hedh benzinë zjarrit; të shtysh dikë në ngasje; të trazosh / të shtysh urët (Horaci).
Oleum addere camino (óleum addere kamíno) lat. i hedh vaj zjarrit; shih Oleo incendum restinguere.
Oleum camino (óleum kamíno) lat. benzinë në zjarr; fig. veprim që përkeqëson një situatë të tensionuar; diçka që acaron edhe më shumë një konflik; të shtysh urët; të futësh zjarrin në kashtë; oleo incendum restinguere.
Oleum et operam perdidi (óleum et óperam pérdidi) lat. kam harxhuar kot vajin / për ndriçim dhe mundin; fig. më ka kushtuar shumë punë e mund diçka, por nuk ia arrita qëllimit; e humba kohën kot duke bërë diçka që s’jep fryte; rraha ujë në havan; prashita / miha në ujë (Plauti).
Omne ignotum pro magnificio (ómne ignótum pro magnifíko) lat. çdo gjë e panjohur duket madhështore / si mrekulli; çdo gjë e panjohur shihet si e mrekullueshme (për të shpjeguar kuriozitetin njerëzor ndaj gjërave të reja a të pazbuluara, duke i quajtur shpesh ato si më të vlefshme apo më tërheqëse, thjesht për shkak të misterit që i rrethon) (Taciti).
Omne initium difficile est (ómne inícium diffícile est) lat., prov. çdo fillim është i vështirë (për të nxitur e përkrahur dikë që sapo ka nisur diçka dhe has vështirësi).
Omne initium difficile est (ómne inícium difícile est) lat. çdo fillim është i vështirë (pjesa e parë e një thënieje të Thomas a Kempis: Omne initium difficile est, sed cum perseveraveris, erit tibi bene-çdo fillim është i vështirë, por nëse këmbëngul, do të të shkojë mbarë); fig. çdo përpjekje e parë zakonisht kërkon më shumë mund dhe përballje me sfida; fillimet shpesh janë të ndërlikuara për shkak të pasigurisë, të mungesës së përvojës ose të pengesave të tjera që hasim kur nisemi drejt diçkaje të re (Thomas a Kempis).
Omne nimium nocet (ómne nímium nócet) lat., prov. gjithçka e tepërt është e dëmshme; teprimi në çdo gjë, qoftë në ushqim, në punë, në pushime a në ndonjë anë tjetër të jetës, mund të ketë pasoja negative).
Omne simile claudet (ómne símile kláudet) lat., prov. çdo ngjashmëri çalon; çdo shembëllim nuk është i përsosur; çdo ngjashmëri, për shkak të natyrës së saj, ka kufizimet dhe mangësitë e veta dhe nuk është kurrë një përsëritje e përsosur e asaj që krahasohet.
Omne simile generat sibi simile (ómne símile génerat síbi símile) lat. çdo ngjashmëri krijon ngjashmëri; gjësendet ose njerëzit që janë të ngjashëm, do të krijojnë ose do të prodhojnë diçka të ngjashme (parim, i cili pasyron ligjet e natyrës e të riprodhimit).
Omne vivum ex ovo (ómne vívum eks óvo) lat. çdo gjallesë del / vjen nga veza; gjithçka e gjallë nis nga veza / nga fara / nga embrioni (një e vërtetë që ka mbetur e pranuar edhe në ditët e sotme si aforizëm biologjike e shkencëtarit anglez Harvej).
Omne vivum ex vivo (ómne vívum eks vívo) lat. çdo gjë e gjallë e ka prejardhjen / vjen nga një gjë e gjallë; organizmi i gjallë del nga një organizëm i gjallë
Omnia mea mecum porto (ómnia méa mékum pórto) lat. gjithçka timen e mbart me vete; të gjitha gjërat e mira i mbaj me vete; pasuria e vërtetë e njeriut janë dijet, bota e brendshme, pasuria shpirtërore, mençuria etj. dhe secili është përgjegjës për mendimet e veprimet e tij (Bians).
Omnia migrant (ómnia mígrant) lat., prov. çdo gjë ndryshon; gjithçka lëviz (shprehja vjen nga një varg i Lukrecit: Omnia migrant, omnia commutantur, nulla manet res- gjithçka lëviz, gjithçka ndryshon, asgjë nuk mbetet.
Omnia mors aequat (ómnia mors ékuat) lat., prov. vdekja i barazon të gjitha; përpara vdekjes të gjithë janë njësoj.
Omnia mutantur (ómnia mutántur) lat. gjithçka ndryshohet!
Omnia mutantur et nos mutamur in illis (ómnia mutántur et nos mutámur in ílis) lat. gjithçka ndryshon dhe në to ndryshojmë edhe vetë; të gjitha ndryshojnë, ndryshojmë edhe ne bashkë me to (thënia thekson natyrën e përhershme të ndryshimit dhe se njerëzit, gjithashtu, duhet të përshtaten me të) (Lukreci).
Omnia mutantur, nihil interit (ómnia mutántur, níhil ínterit) lat. gjithçka ndryshon, asgjë s'humbet / nuk zhduket (Ovidi).
Omnia novit graeculus esuriens (ómnia nóvit grékulus esúriens) lat., iron. të gjitha i di / i njeh greku i uritur / për dije; greku i di të gjitha (si qëndrim kritik ndaj njerëzve që janë të etur për njohuri, por veprojnë kështu vetëm për synime egoiste a për përfitime vetjake dhe jo për t’u bërë vërtet të ditur e të dobishëm për shoqërinë (Juvenali).
Omnia praeclara rara (ómnia preklára rára) lat., prov. të gjitha gjërat e shkëlqyera / madhështore janë të rralla; çdo gjë e bukur / e lartë është e rrallë; gjërat më të mira ose më të çmuara në jetë janë të pakta e të vështira për t'u gjetur (Ciceroni).
Omnia tempus habent (ómnia témpus hábent) lat., prov. të gjitha gjërat kanë kohën e tyre; çdo gjë ndodh në një kohë të caktuar; çdo ngjarje ka momentin e saj të përshtatshëm; të gjitha veprimet duhen bërë në kohën ose në rrethanat që sjellin një përfundim të mbarë; çdo gjë ka kohën e vet (Bibla).
Omnia vincit amor (ómnia víncit ámor) lat. dashuria triumfon mbi gjithçka; dashuria i mposht të gjitha vështirësitë; me dashuri kapërcehet çdo pengesë (thënie e fuqishme që nënvizon forcën dhe ndikimin e dashurisë në jetën e njerëzve, në ngjarjet historike e në mitologji) (Virgjili).
Omnia vincit amor (ómnia víncit lábor) lat., prov. puna mposht gjithçka; puna fiton mbi të gjitha (Virgjili).
Omnibus idem (ómnibus ídem) lat. njëlloj për të gjithë (për të shprehur idenë e barazisë ose të drejtësisë).
Omnis determinatio est negatio (ómnis determinácio est negácio) lat. shih Determinatio est negatio.
Omnis potestas a populo (ómnis pótestas a pópulo) lat., polit. të gjitha pushtetet vijnë nga populli; pushteti buron nga populli (parimi i demokracisë, që do të thotë se çdo pushtet është i ligjshëm vetëm kur vjen nga populli dhe punon për të mirën e tij (Ruso).
Omnium consensu (ómnium konsénsu) lat., polit. me pëlqimin / me miratimin e të gjithëve; njëzëri; me një mendje; me harmoni.
Omnium rerum principia parva est (ómnium rérum princípia párva est) lat. çdo gjë fillon nga e vogla (ide e Aristotelit dhe e filozofëve të tjerë antikë që flisnin për fillesën e vogël të çdo gjëje, e cila mund të zhvillohet e të marrë përmasa të jashtëzakonshme).
On line (on láin) angl. në linjë (referuar një përdoruesi të lidhur në internet).
Onus probandi (ónus probándi) lat., drejt. barra e provës / e të argumentuarit; pesha e dëshmisë / e vërtetimit me prova të diçkaje (kush bën një akuzë ose një padi, ka "onus probandi", që do të thotë se ai duhet të paraqesë prova të mjaftueshme për ta mbështetur atë).
Opera et studio (ópera et stúdio) lat. me punë dhe me përpjekje; me mund e me zell; sukseset arrihen përmes punës së palodhur dhe përpjekjeve të vazhdueshme.
Opera omnia (ópera ómnia) lat., libr. vepra të plota (botim që përmbledh të gjitha shkrimet, studimet ose krijimet e një autori, duke përfshirë veprat më të njohura dhe ato më pak të njohura ose të pabotuara më parë).
Opera posthuma (ópera postúma) lat., libr. vepra të botuara pas vdekjes së autorit.
Opere citato (shkurt. op. cit.) (ópere citáto) lat., biblio. shih Ibidem.
Operibus anteire (opéribus anteíre) lat. të udhëheq me vepra; t’u prish të tjerëve duke punuar e jo me fjalë; të jesh shembull me veprime; ducere exemplo.
Opinio communis (opínio komúnis) lat. mendim i përgjithshëm; opinion i përbashkët.
Opinion maker angl. (ëpíniën méikë) angl. bërës / formues / krijues / prodhues opinionesh (term që përdoret në media, në politikë etj. për ata që kanë aftësi dhe autoritet për të ndikuar në publik nëpërmjet fjalimeve, të shkrimeve ose të platformave të tjera të komunikimit për të përcjellë një opinion të caktuar).
Optima omnia! (óptima ómnia) lat. Urimet më të mira!
Opus citatum (ópus citátum) lat., biblio. vepër e cituar / më lart.
Oratur fit, poeta nascitur (orátur fit, poéta nascítur) lat. oratori bëhet, poeti lind; shih Nascuntur poetae, fiunt oratores.
Ordo ordinans (órdo órdinans) lat. rend i rregullt; rendi që krijon rregull (parimi organizues a formë organizimi që ka për qëllim të vendosë dhe të mbajë një strukturë të qëndrueshme dhe të rregullt).
Ore rotundo (óre rotúndo) lat. 1. Me gojë të rrumbullakët; fig. me fjalë të përsosura; ëmbëlsisht. 2. Me një të folur harmonik; mënyrë të foluri që është e qartë, e plotë dhe e bukur; stil i pëlqyer i të folurit; elokuencë.
Otia dant vitia (ócia dant vícia) lat., prov. dembelizmi / të ndenjurit pa punë pjell cene / vese / të këqija.
Otium mater vitiorum (ócium máter viciórum) lat., prov. dembelia është nëna e të gjitha veseve / të këqijave.
Ovem lupo committere (óvem lúpo kommíttere) lat. ia besoj delen ujkut; i besoj diçka të shtrenjtë a të mirë për të ruajtur dikujt, i cili ka për ta shkatërruar a ka për ta zhdukur; vë ujkun të ruajë dhentë; i var ujkut mëlçitë në qafë; vë ujkun bari.
Ovem lupo credis / committis (óvem lúpo krédis) lat. shih Ovem lupo committere.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë