Fjalori

SHPREHJE TË HUAZUARA TË PAASIMILUARA

Kërkimi më sipër vepron vetëm në këtë shtojcë. Kliko këtu për t'u kthyer në fjalorin kryesor.
A B C D E F G H I J L M N O P Q R S T U V W

Shprehje që fillojnë me “J”

Kliko shprehjen për të hapur shpjegimin e plotë.

Jacta est alea (jákta est álea) lat. shih Alea jacta est.

Jam ante Homerum poetae fuisse putantur (jam ánte Homérum poéte fuísse putántur) lat. mendohet se poetë ka pasur qysh para Homerit; fig. arti, letërsia etj., nuk mund të lidhem vetëm me një emër, sado i madh të jetë ai.

Januis bifrons (Jánuis bífrons) lat. Janusi dyfytyrësh. 1. mit. Janusi me dy fytyra (sipas mitologjisë romake, Janusi ishte një nga perënditë më të vjetra të Romës, e cila përshkruhej zakonisht me dy fytyra: njëra shikonte nga e kaluara dhe tjetra nga e ardshmja). 2. fig., keq. Njeri që, për të mbrojtur interesat e veta, ndërron qëndrim e pikëpamje; njeri që ndryshe flet e ndryshe vepron; mësallë me dy faqe.

Januis clausis (jánuis kláuzis) lat. me dyer të mbyllura 1. mit. Në paqe të plotë; në gjendje qetësie publike të përgjithshme (sipas mitologjisë romake, tempulli i Janusit / perëndia e hyrjeve, e portave, e kalimeve etj. kishte dy dyer: kur Roma ishte në luftë, ato qëndronin të hapura dhe kur Roma ishte në paqe, ato qëndronin të mbyllura) (Virgjili). 2. libr. Me dyer të mbyllura; që zhvillohet a që bëhet pa marrë pjesë kushdo, ku janë vetëm njerëzit e interesuar drejtpërdrejt dhe të autorizuar a të lejuar zyrtarisht, pa njerëz të huaj; në fshehtësi; në mënyrë sekrete; në privatësi; pa prani të mediave a të publikut; à huis clos.

Jucundi acti labores (jukúndi ákti labóres) lat. punët e bëra janë të këndshme; puna e kryer është kënaqësi; është e këndshme kur e mbaron një punë; kush punon, gëzon (Ciceroni).

Jungere capreas lupis (júngere cápreas lúpis) lat., prov. bashkoj dhitë e egra me ujqit; fig. bëj të gjitha përpjekjet për dikë a për diçka; s’lë vend e mënyrë pa shfrytëzuar për t’ia arritur qëllimit; bëj të pamundurën; kërkoj detin me shkop.

Jurare in verba magistri (juráre in véra magístri) lat. betohet në fjalët e mësuesit; fig., iron. ndjek verbërisht fjalët e mësuesit / e dikujt që ka bërë emër në një fushë të caktuar të shkencës etj.; nuk ka një gjykim të vetin; nuk mban qëndrim kritik ndaj fjalëve të dikujt; verba magistri (Horaci).

Jure civili (júre civíli) lat. shih Jure humano.

Jure et facto (júre et fákto) lat., drejt. ligjërisht dhe faktikisht (përdoret për të theksuar rëndësinë e pajtueshmërisë mes ligjit dhe realitetit, duke këshilluar se për të arritur një zgjidhje të plotë ose të drejtë, është e nevojshme të merret parasysh si ana ligjore, ashtu edhe ana praktike e një situate).

Jus gentium (jus géncium) lat., drejt. e drejta e popujve; e drejta ndërkombëtare; sistem ligjor që rregullon marrëdhëniet ndërkombëtare dhe trajton çështje që prekin shumë shtete e popuj, si të drejtat e njeriut, ligji humanitar etj. (Ciceroni).

Jus naturale (jus naturále) lat., drejt. e drejta natyrore; një ligj i përbashkët për të gjithë njerëzit dhe që ekziston para çdo ligji të shkruar, për shembull, e drejta për të jetuar, për të qenë i lirë, për të kërkuar drejtësi etj. bëjnë pjesë në jus naturale.

Jus non scriptum (jus non scríptum) lat. e drejta e pashkruar; ligj i pashkruar; zakone, tradita, çështje juridike etj., që formalisht / zyrtarisht nuk janë shkruar, por kanë fuqi “ligjore” përmes praktikës; kund. jus scriptum.

Jus primae noctis (jus príme nóktis) lat., e drejta e natës së parë (ky term historikisht lidhet me një praktikë të hamendësuar ose me një mit, që i jepte të drejtën një lordi ose një sundimtari tjetër për të pasur marrëdhënie seksuale me nusen e një fshatari në natën e parë të martesës së saj; fig. përdoret për kritikuar keqpërdorimin e pushtetit në marrëdhëniet shoqërore si dhe për shfrytëzimin e mungesën e respektit për të drejtat e njerëzve në kontekste të caktuara) (Properi).

Jus scriptum (jus skríptum) lat., drejt. e drejta e shkruar; ligj i shkruar / i kodifikuar (pra, norma juridike, të cilat janë hartuar në formë zyrtare, si kushtetuta, ligjet, dekretet, rregulloret etj.; kund. jus non scriptum.

Juste milieu (zhýstë miljë) frëngj. mes i lumtur; rrugë e arsyeshme; një pikë e pranueshme mes qëndrimeve a zgjidhjeve të skajshme ose pozitash të kundërta (zakonisht për parimet politike etj.); aurea mediocritas; via media (Didëro).

Juventus, ventus (juvéntus véntus) lat., prov. rinia është si era; fig. të rinjtë janë të papjekur e të parrahur nga jeta; i riu si veriu.