Kliko shprehjen për të hapur shpjegimin e plotë.
Wait and see (uéjt end si) angl. shih Qui vivra verra.
Way of life (uéi of lájfë) angl. mënyrë të jetuari, stil jetese; zakonet, traditat, besimet dhe normat shoqërore, që ndikojnë në mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe mendojnë.
Week end (uík end) angl. pushimet e mbarimit të javës, që fillojnë të shtunën dhe mbarojnë të hënën në mëngjes; fundjavë.
Who is who (hu is hu) angl. kush është kush; ai që është dikushi (titulli i një përmbledhjeje ose një listë e personave të njohur në fusha të ndryshme, me informacione të shkurtra rreth tyre, zakonisht duke përfshirë emrat, titujt akademikë, detyrat etj.).
Word, word, word (uërd, uërd, uërd) angl. fjalë, fjalë, fjalë; flitet shumë për diçka, por nuk bëhet asnjë konkrete.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë