Kliko shprehjen për të hapur shpjegimin e plotë.
Ubi Bachus, ibi Venus (úbi Bákus, íbi Vénus) lat., mit., prov. ku është Bachus / perëndia e verës, aty është Venera / perëndesha e dashurisë; aty ku pihet, aty është dashuria; ku ëshë kënaqësia, aty është dashuria.
Ubi concordia, ibi victoria (úbi konkórdia, íbi viktória) lat., prov. atje ku është bashkimi, atje është fitorja; bashkimi sjell fitoren; ku ka mirëkuptim / bashkim, ka fitore (Ciceroni).
Ubi dubium ibi libertas (úbi dúbium íbi libértas) lat., prov. ku ka dyshim, ka liri; liria ekziston kur njerëzit kanë mundësi të mendojnë, të dyshojnë dhe të shprehin mendimet e tyre, pa pasur asnjë pasojë.
Ubi jus, ibi remedium (úbi jus, íbi remédium) lat., drejt. ku drejtësi, ka shërim; ku është ligji, atje është edhe ilaçi / zgjidhja; nëse dikush ka një të drejtë të ligjshme, atëherë duhet të ketë një mënyrë për ta zbatuar atë të drejtë dhe për të kërkuar ndihmë ligjore.
Ubi libertas ibi patria (úbi libértas íbi patria) lat., prov. ku ka liri, atje është atdheu; atdheu i vërtetë është vendi ku njeriu mund të jetojë në liri.
Ubi major, minor cessat (úbi májor, mínor céssat) lat. atje ku është më i madhi, më i vogli tërhiqet; një parim që tregon rendin dhe hierarkinë e fuqive, duke u fokusuar te domosdoshmëria e respektimit të një autoriteti më të madh në një situatë të caktuar.
Ubi mel ibi apes (úbi mel íbi ápes) lat., prov. ku ka bletë, ka mjaltë.
Ubi mel, ibi fel (úbi mel íbi fel) lat., prov. ku ka mjaltë, ka edhe helm; ku është mjalti, atje është dhe vreri; ku ka ëmbëlsi, ka edhe hidhërim / zemërim; gjithçka ka anët pozitive dhe negative (Virgjili).
Ultima carta (última kárta) ital. karta e fundit; fig. mundësia a mjeti i fundit për të ndryshuar një situatë ose për të arritur një rezultat të dëshiruar.
Ultima ratio (última rácio) lat. argumenti / mjeti i fundit; argumenti përfundimtar; një mjet a diçka tjetër që përdoret për t’i dhënë fund diçkaje.
Ultima Thule (última thúli) lat. 1. Thuleja i fundit; një vend i largët e i panjohur që, sipas autorëve antikë, mund të ketë qenë në veri të Europës ose në disa zona të Arktikut; një pikë fundore ose territor i papërshkueshëm. 2. fig. Një objektiv a një synim i largët, që kërkon të arrijë dikush.
Ultima verba (última vérba) lat. 1. Fjala e fundit që dikush thotë në prag të vdekjes si mesazhe për ata që mbeten pas. 2. Arritja më e re dhe më e lartë në një fushë të shkencës, të teknikës a të kulturës. 3. fig. Mendimi përfundimtar që vendos për diçka; mendimi i fundit.
Ultimo suspiro (último súspiro) lat. 1. Fryma e fundit; momenti i fundit i jetës së dikujt. 2. Përpjekje e fundit për të arritur diçka; mjeti i fundit për shpëtim.
Ultimum refugium (últimum refúgium) lat. 1. Streha e fundit; shpresa e fundit; vendi ku një njeri ose një grup njerëzish shpreson të gjejë siguri dhe mbështetje. 2. Mjeti i fundit për të arritur një qëllim, kur të gjitha mundësitë tjera janë shfrytëzuar dhe nuk kanë pasur sukses.
Ultra modum (últra módum) lat. jashtë mase; përtej cakut / kufirit; me tepri.
Ultra vires (últra víres) lat., drejt. 1. Përtej fuqive; jashtë forcave fizike. 2. Jashtë mundësive ligjore ose kompetencave që jep ligji.
Ululas Athenas portare (úlulas Aténas portáre) lat., iron. të dërgosh bufa në Athinë (në Athinë ka patur shumë bufa); të bësh punë të panevojshme; të shpiesh dru në pyll; të çosh ujë në det.
Umbilicus terrae (umbílicus térre) lat. 1. Kërthiza e Tokës / e Botës; qendra kryesore e diçkaje; kryeqendra (Roma është quajtur "Umbilicus terrae", duke pasur parasysh rëndësinë e saj historike, kulturore e politike në periudhën e Perandorisë Romake). 2. fig., iron. Njeri që e heq veten si shumë të mençur e të zotë dhe ai duhet të japë mendime për çdo gjë; kokë e madhe.
Umbras timet suas (úmbras tímet súas) lat. ka frikë nga hija e vet; është shumë frikacak, nuk ka fare guxim, trembet nga gjithkush e nga gjithçka; nuk guxon t’ia hyjë një pune a të ndërmarrë diçka; është shumë i druajtur e nuk ka fare besim te vetja; i trembet hijes së vet.
Una hirunda non facit ver (úna hirúnda non fácit ver) lat. një dallëndyshe nuk e sjell pranverën; me një dallëndyshe nuk vjen pranvera; një ngjarje e vetme ose një rast i vetëm nuk është i mjaftueshëm për të nxjerrë një përfundim të përgjithshëm (Aristoteli).
Una lectio non facit doctorem (úna lékcio non fácit dóktorem) lat., fj. u. një mësim / një lexim nuk të bën doctor / shkencëtar; me një orë mësimi nuk bëhesh i kënduar a dijetar; specializimi në një fushë nuk arrihet vetëm përmes një mësimi të vetëm, por kërkon përkushtim, praktikë dhe studim të vazhdueshëm.
Una voce (úna vóce) lat. me një zë, njëzëri, me një gojë; unanimisht.
Unguibus et rostris (ungúibus et róstris) lat., fig. me thonj e me sqepa; me përpjekje e me mundime të mëdha, me të gjitha fuqitë, me vështirësi të mëdha; me duar e me thonj; fytas e mbytas; rostris et unguibus.
Unitis viribus (unítis víribus) lat. me forca të bashkuara; shih Viribus unitis.
Universita vitae (univérsita víte) lat. universiteti / shkolla e jetës; përvojat dhe mësimet që njerëzit fitojnë gjatë jetës së tyre, përtej mësimeve që jepen në institucionet arsimore.
Uno animo (úno ánimo) lat. me një mendim; me një mendje; si një trup i vetëm.
Unum et idem (únum et ídem) lat. 1. Një dhe po ajo; një dhe i njëjti; diçka që është e vetme dhe e pandarë; për të shprehur nocionin e unitetit dhe të pandashmërisë) (Aristoteli). 2. iron. Diçka e vjetër që është thënë e stërthënë, diçka së cilës i ka kaluar koha; diçka e njohur, që është përsëritur vazhdimisht sa është bërë e mërzitshme; avaz i vjetër; kënga e Mukës.
Unum scio, quod nihil scio (únum scío, kuód níhil scío) lat., filoz një gjë di, që s’di asgjë; di një gjë, që s’di asgjë; se unum hoc shire, nihil se shire (shprehje e Sokratit, i cili besonte se, ndërsa mendja e njeriut mund të arrijë shumë, e vërteta dhe dija e plotë për diçka janë të vështira për t'u arritur dhe, për këtë arsye, është e rëndësishme të kuptojmë se nuk dimë gjithçka).
Unum sumus (únum súmus) lat. ne jemi një; pavarësisht dallimeve, të gjithë janë pjesë e një bashkësie më të madhe (theksohet rëndësia e bashkimit dhe e forcës që vjen nga uniteti).
Unus ex multis (únus eks múltis) lat. një si shumëkush; një prej të shumtëve, një nga të gjithë; njeri i zakonshëm; unus multorum; kund. unus unicum.
Unus multorum (únus multórum) lat. shih Unus ex multis.
Unus pro omnibus, omnes pro uno (únus pro ómnibus, ómnes pro úno) lat. një për të gjithë, të gjithë për një (shprehja është një simbol për solidaritetin, bashkëpunimin dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit (Aleksandër Duma).
Unus unicum (únus únikum) lat. i një lloji të veçantë, që s’ka tjetër si ai; unik; dikush ose diçka që është i papërsëritshëm dhe i veçantë, i tillë që nuk mund të krahasohet me të tjerët; ha bukë veç; kund. unus ex multis; unus multorum.
Urbi et orbi (úrbi et órbi) lat. për qytetin / Romën dhe për botën; mbarë gjithë botës; në sytë e botës; duke e marrë vesh të gjithë; gjithandej; kudo; në të gjitha drejtimet (shprehja lidhet kryesisht me Papën, që e shpalli bekimin "Urbi et orbi" si një pjesë të rëndësishme të ceremonive të Pashkëve dhe të Krishtlindjeve, duke e bërë të famshme këtë frazë për shprehjen e bekimit për të gjithë botën).
Usque ad finem (úskue ad fínem) lat. deri në fund; deri në përmbushjen e plotë të diçkaje.
Usque ad mortem (úskue ad mórtem) lat. deri në vdekje (p. sh., betimet e ushtarëve ose betimet e të martuarve).
Usque ad nauseam (úskue ad nauséam) lat. deri në të vjella; deri në neveritje; derisa të bëhet e padurueshme (për diçka që përsëritet shumë, sa bëhet e bezdisshme, e mërzitshme dhe e padurueshme).
Usus / norma loquendi (úzus nórma likuéndi) lat., gjuh. përdorimi / norma e të folurit; norma e shprehjes, praktika e të folurit; mënyra se si flasim, praktika e të folurit etj., formon normat gjuhësore dhe mund të ndikojë në zhvillimin dhe përdorimin e gjuhës (Horaci).
Usus altera natura (úzus áltera natúra) lat. zakoni është natyra tjetër / e njeriut; zakoni e ndryshon natyrën / karakterin e njeriut; përsëritja a praktikimi i vazhdueshëm i diçkaje, si zakonet, traditat etj., mund t’i bëjë ato të duken si një pjesë e natyrshme e jetës dhe e karakterit të njeriut.
Usus est magister optimus (úsus est magíster optímus) lat. shih Usus magister egregious.
Usus est tyrannus (úzus est tiránus) lat., fig. zakoni është tiran; forca e zakonit është shumë e fuqishme; kur një praktikë bëhet e zakonshme, ajo nuk ndryshohet lehtë dhe ka pasoja negative.
Usus magister egregius (úzus magíster egrégius) lat. praktika / përvoja është një mësues i shkëlqyer; njohuritë dhe aftësitë më të mira fitohen përmes praktikës dhe përvojës, sesa thjesht përmes studimeve teorike.
Usus omnium rerum magister (úzus ómnium rérum magíster) lat. praktika është mësuesi i të gjitha gjërave; përmes përvojës dhe përdorimit të vazhdueshëm të diçkaje, njerëzit mund të mësojnë më shumë e të fitojnë njohuri më të thella.
Ut amabis, ita amaberis (ut amábis, ita amáberis) lat., fj. u. Siç do të duash, ashtu do të të duan!
Ut ameris, ama (ut améris, áma) lat. Duaj, që të jesh i dashur!; Duaj, që të të duan!; për të marrë dashuri dhe përkujdesje nga të tjerët, duhet të japësh dashuri dhe të kujdesesh për ta.
Ut infra (ut infra) lat., biblio. si më poshtë; sikurse është treguar më poshtë.
Ut pater, ita filius; ut mater, ita filia (ut páter, íta fílius; ut máter, íta fília) lat., prov. si babai, ashtu i biri; si nëna, ashtu e bija; edukimi dhe shembulli familjar kanë ndikim të madh në formimin e karakterit të fëmijëve; si është i ati, vjen i biri; si është e ëma, vjen e bija; si i ati dhe i biri, kungull e bostan çahiri.
Ut proverbium loguitur vetus... (ut provérbium loguítur vétus) lat. siç thotë fjala e urtë, siç thotë një proverb i vjetër (kur i referohemi një thënieje të njohur popullore ose një proverbi që ka kaluar brez pas brezi dhe që përmban një mësim a një të vërtetë të njohur).
Ut retro (ut rétro) lat., biblio. si në faqen e mëparshme.
Ut sementem feceris, ita metes (ut seméntem féceris, íta métes) lat., prov. si të mbjellësh, ashtu do të korrësh; ç’të mbjellësh do të korrësh; veprimet që bën një njeri, do të kenë pasoja të drejtpërdrejta në arritjet e mëvonshme (Ciceroni).)
Ut supra (ut súpra) lat., biblio. si më sipër, si më lart; siç është përmendur më parë (në një tekst, në një dokument etj.).
Utere temporibus! (útere tempóribus) lat. Shfrytëzoje / përdore kohën!; Mos e humb kohën, por shfrtëzoje atë me mençuri, se koha fluturon!
Uti, non abuti (úti, non abúti) lat., fj. u. përdor, mos shpërdoro; asnjëherë mos shpërdoro të drejtat që ke; çdo gjë me masë.
Utile dulci miscere (útile dúlci míscére) lat. bashkoj / lidh të bukurën me të dobishmen; të gjesh një të mesme midis punës dhe kënaqësisë; të ndërthurësh detyrat e përditshme me veprimtari që sjellin gëzim dhe kënaqësi (Horaci).
Utraque unum (utrákue únum) lat. të dyja janë një; të dyja janë të lidhura; kur dy gjëra mund të duken të ndara, por në të vërtetë janë të lidhura ose të bashkuara në thelb.
Utrinque paratus (utrínkue parátus) lat. gati për gjithçka; i përgatitur për çdo situatë a sfidë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë